Rikthehet izolimi/ Britania e Austria me masa te rrepta

Britania hyn të enjten në një karantinë të re katër javore. Kryeministri Boris Johnson deklaroi se kjo masë e marrë tani do të lejojë familjet që t`i kalojnë Krishtlindjet së bashku.

Ai sqaroi se dyqanet me artikujt thelbësorë do të mbeten të hapura , kështu që njerëzit nuk do të kenë nevojë për dynden për të vlerë ushqime rezervë. Ata që nuk punojnë dot online, do ta vazhdojnë punën në zyrë.

“Tani është koha për të kaluar në veprim, sepse nuk ka alternativë tjetër. Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit duhet të qëndroni në shtëpi. Mund të dilni vetëm për arsye të caktuara përfshirë mësimin, punën news nuk e bëni dot online, për ushtrime fizike dhe për shëtitje vetëm me të afërmit me të cilët banoni, si dhe për arsye mjekësore apo për pazar”. 

Sektori i gastronomisë do të mbyllet, por shërbimi “take away” apo “merre me vete” do të funksionojë. Ndryshe nga izolimi i parë i pranverës, institucionet arsimore, gjatë kësaj periudhe, do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.“Ne nuk mund të lejojmë që virusi të dëmtojë të ardhmen e fëmijëve tanë më shumë nga sa e ka dëmtuar tashmë”, tha Johnson. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Mbretëri të Bashkuar ka kaluar shifrën prej 1 milion. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ky shtet ka regjistruar mesatarisht 23,000 raste të reja.

Masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit paraqiti dhe Austria, ku për një muaj sektori i gastronomisë do të mbyllet, e aktivitetet kulturore dhe sportive do të ndalohen. Banorët do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Nga 2 nëntori, edhe Belgjika vendos rregulla më të rrepta izolimi  duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje. Franca dhe Gjermania ishin ndër të parat që vunë masa të reja kufizuese, e Itali po ashtu vendosi të ashpërsojë kufizimet për një muaj duke nisur nga 26 tetori./tch