Rinisin negociatat Kiev-Moskë

Vladimir Medinsky

Të premten, 1 prill, kanë rinisur negociatat mes Kievit dhe Moskës, derisa në Mariupol ka ende bllokadë në dërgim të ndihmave humanitare dhe evakuim të civilëve nga qyteti i shkatërruar prej luftës.

“Ne po vazhdojmë bisedimet përmes video-konferencës”, ka thënë shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky përmes Telegramit.

“Pozicionet tona për Krimenë dhe Donbasin nuk kanë ndryshuar”, ka thënë ai. /rel