Rivali Kinez i ChatGPT arrin 100 milionë përdorues 4 muaj nga debutimi

Një vit më parë OpenAI prezantoi ChatGPT duke nisur kështu një garë të re mes gjigantëve të teknologjisë. Në 6 muaj u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë.

Roboti AI i Baidu i cili shihet si konkurrent i ChatGPT ka më shumë se 100 milionë përdorues tha CTO i kompanisë Wang Haifeng.

Lajmi vjen pasi kompania hapi Ernie Bot për publikun në muajin Gusht. Kjo e fundit ishte paraprirë nga një fazë pesë mujore testimi me një numër të kufizuar përdoruesish.

Analistët thonë se prezantimi i pjesshëm në Mars ishte i poshtë pritshmërive por i dha kompanisë një avantazh të madh në një treg i cili është mbipopulluar nga dhjetëra lojtarë ndërsa kompanitë Kineze të mëdha dhe të vogla po zhvillojnë robotët e tyre me AI.

Një vit më parë OpenAI prezantoi ChatGPT duke nisur kështu një garë të re mes gjigantëve të teknologjisë. Në 6 muaj u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë.

Që atëherë investitorët kanë vlerësuar OpenAI me më shumë se 80 miliardë dollarë. Edhe pse entiteti mëmë i OpenAI është një organizatë jo-fitimprurëse, Microsoft ka investuar 13 miliardë dollarë që llogaritet në afro 49 përqind të aksioneve.

Ndërkaq CEO i Baidu Robin Li gjatë vitit kishte përsëritur herë pas here potencialin e Ernite Bote dhe integrimit të tij nga motorët e kërkimit tek cloud dhe makinat inteligjente.

Sipas një renditjeje të publikuar ditën e Enjte nga SuperCLUE, që rëndit robotët AI gjenerues, Ernie Bot udhëheq të gjithë robotët AI Kinezë me 79.02 pikë por është më shumë se 10 pikë poshtë versionit më të fundit të ChatGPT.