Çfarë ndodhi në të vërtetë? Me shumë gjasë, roboti po përpiqej të ruante ekuilibrin e tij në kushte jo të zakonshme.
Ky model robotik është i pajisur me një sistem të avancuar për ruajtjen e qëndrueshmërisë, i cili i mundëson atij të reagojë në kohë reale ndaj ndryshimeve të papritura në qëndrim apo sipërfaqe.
Megjithatë, gjatë kësaj demostrimi, roboti ishte i lidhur me një litar sigurie të fiksuar në kokën e tij — një praktikë e zakonshme për arsye sigurie gjatë testimeve publike.
Problemi qëndron në faktin se kodi i stabilizimit të robotit nuk është projektuar për të funksionuar në situata ku ai kufizohet nga një pikë fikse në kokë. Lidhja me litarin e kufizoi aftësinë e tij për të bërë korrigjime natyrale në pozicion, duke çuar në një seri përpjekjesh gjithnjë e më agresive për të rikthyer balancën.
Meqenëse lëvizjet fillestare — të vogla dhe të kujdesshme — nuk prodhuan efektin e dëshiruar, algoritmi i kontrollit të brendshëm të robotit reagoi duke e rritur intensitetin dhe amplitudën e lëvizjeve, në përpjekje për të “shpëtuar” nga ajo që ai e interpretonte si një destabilizim të rëndë.
Kjo solli një sjellje gjithnjë e më të çrregullt dhe dramatike, deri në pikën ku roboti dukej sikur kishte humbur plotësisht kontrollin.
Për vëzhguesit, momenti ishte tronditës: roboti lëvizte në mënyrë të çuditshme, të paprognozueshme, madje për disa çaste krijoi përshtypjen e një skenari të frikshëm futuristik — sikur ishte shkëputur nga kontrolli njerëzor.
Për një moment të shkurtër, situata ngjalli kujtime nga filmat fantastiko-shkencorë dhe solli në mendje emra si “SkyNet”, sistemi imagjinar i inteligjencës artificiale që merr kontrollin e botës në sagën “Terminator”.








