Roja bregdetare italiane shpëtoi 573 emigrantë të paregjistruar

Ekipet e rojës bregdetare kanë shpëtuar emigrantët që ndodheshin në dy anije peshkimi në kushte jashtëzakonisht të këqija.

Roja bregdetare italiane në Zonën italiane të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) në Detin Jon shpëtoi 573 emigrantë të paregjistruar që ndodheshin në dy anije peshkimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Roja bregdetare italiane tha se një operacion për të shpëtuar emigrantët e paregjistruar u organizua gjatë natës në një zonë 70 milje nga Kalabria, në jug të vendit. Mësohet se ekipet e rojës bregdetare kanë shpëtuar emigrantët që ndodheshin në dy anije peshkimi në kushte jashtëzakonisht të këqija.

Në anijen e rojës bregdetare Diciotti hipën 573 emigrantë të paregjistruar, duke përfshirë 59 fëmijë të pashoqëruar. Emigrantët e shpëtuar u transportuan në portin Augusta, ndërsa gjatë aksionit të shpëtimit u gjet edhe një trup i pajetë i një migranti.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se 4.702 emigrantë kanë zbritur në brigjet e Italisë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë zbritur 4.151.

Në vitin 2021, më shumë se 67.000 emigrantë arritën në Itali përmes detit. /aa