Sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë, ekipet turke shkuan në vendngjarje pas marrjes së informacionit për një grup emigrantësh të parregullt të bllokuar në një gomone afër provincës Ayvalik.
Ekipi i motovedetës turke shpëtoi 36 emigrantë të parregullt që gjendeshin në një gomone të shtyrë në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.
Mësohet se emigrantët e parregullt u dërguan në Qendrën e Komandës së Rojës Bregdetare në Ishullin Cunda. /trt








