Roma fiton derbin ndaj Atalantës

Roma ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në luftën për të siguruar garat evropiane. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mposhti 1:0 Atalantan në “Olimpico”.

Fitorja e Romës u sigurua me golin e Tammy Abraham në minutën e 32-të. Sulmuesi anglez ka 19 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Henrikh Mkhitaryan te vendasit e Marten de Roon te mysafirët u ndëshkuan me të kuq.

Te Roma, për 90 minuta u paraqit mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. Berat Gjimshiti u inkuadrua në minutën e 82-të tek Atalanta.

Roma ngrihet në vendin e pestë me 47 pikë, aq sa ka edhe Atalanta një pozitë më poshtë.