Pas paraqitjeve të mira që po tregon me fanellën e Romës, drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar sulmuesit Paulo Dybala rinovimin e kontratës.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se negociatat mes palëve tashmë kanë nisur dhe Roma po insiston që Dybala ta rinovojë kontratën deri në vitin 2026.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2025, ndërsa me rinovimin e kontratës, Dybala do të ketë pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.
29-vjeçari iu bashkua Romës para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në lojtarin kryesor të trajnerit Jose Mouirnho.
Në 16 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Dybala ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tri asistime.








