Roma insiston për transferimin e Hysajt

Roma është duke insistuar për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj. Roma është e gatshme t’ia ofrojë Rick Karsdorpin në shkëmbim për Hysajn këtë verë, shkruan “Calciomercato.com”.

Hysaj ka luajtur 13 ndeshje në Serie A këtë edicion me Napolin dhe ka realizuar një gol. Kontrata e 26-vjeçarit me Napolin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Karsdorp këtë edicion është huazuar te Feyenoordi.