Roma mposht Feyenoordin, fiton Ligën e Konferencës në Tiranë

Roma ka arritur ta mposht Feyenoordin në finalen e Ligës së Konferencës të zhvilluar në Tiranë me rezultat 1-0.

Një atmosferë spektakolare ishte në “Air Albania” e krijuar nga tifozërit e të dy skuadrave.

Në startin e saj ndeshja nuk kishte raste të mira, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.

Pas disa gjysmë rasteve, erdhi momenti i golit në minutën e 32-të.

Një pasim nga Gianluca Mancini gjeti Nicolo Zaniolo i cili pranoi topin para se të shënonte në portën e holandezëve për 1-0.

Skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e italianëve.

Me të filluar pjesa e dytë, holandezët e nisën në sulm total, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Fillimisht provoi Gernot Trauner, por goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer goditi Guss Til, por Rui Patricio bëri pritje të madhe.

Në minutën e 50-të, Feyenoord kishte edhe një tjetër rast të madh, kur Tyrell Malacia gjuan, por topi u prit nga Patricio dhe shkoi në shtyllë, duke mos ndryshuar rezultati.

Holandezët ishin më të mirë edhe në vazhdim, duke diktuar ritmin e ndeshjes dhe duke krijuar më shumë, por pa sukses.

Roma u kthye në sulm në minutën e 86-të, kur Lorenzo Pellegrini i gjend në pozitë të mirë, por goditja e tij u ndal nga portieri Justin Bijlow.

Pesë ishin minutat shtesë, por që nuk sollën ndryshime në rezultat, duke i dhënë triumfin skuadrës italiane të Jose Moutinhos