Cristiano Ronaldo është gati për t’u rikthyer në fushë me fanellën e Al Nassr-it.
Sipas raportimeve të medias portugeze “A Bola”, Ronaldo pritet të bëjë paraqitjen e tij të radhës të shtunën, në ndeshjen kundër Al Fateh.
Rikthimi i Ronaldos përbën një lajm të rëndësishëm për Al Nassr-in, që synon të vazhdojë garën për objektivat e sezonit.
Kujtojmë se lojtari pati disa probleme me klubin e tij – kjo për shkak të transferimeve dhe politikave të klubit.
Madje, siç është raportuar edhe presidenti i tashëm i Al Nassr-it, Abdullah Al Majid pritet të japë dorëheqje nga skuadra.








