Ronaldo – Messi, fitore e thellë e sulmuesit të Real Madridit

Cristiano Ronaldo mposhti dy finalistët e tjerë, sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Cristiano Ronaldo u shpall “The Best” nga FIFA, si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017.

Sulmuesi i Real Madridit mposhti dy finalistët e tjerë, sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

“Marca” ka bërë të ditur se fitorja e Ronaldos ishte e thellë për nga rezultati i votave.

Ronaldo si fitues mori 43 për qind të votave për dallim nga përcjellësi i parë, Messi që u ndal në 19.

Neymar mbeti me 6.