Rrahmani: T’i tregojmë botës sa të fortë jemi në shtëpinë tonë

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë me kokën lartë përballë Anglisë, në ndeshjen e së dielës.

Kosova edhe pse u mposht 2:1 nga Çekia, ku humbi gjasat për kualifikim ng faza e grupeve, ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve për një cikël kualifikues me shumë emocione.

Rrahmani ka kërkuar që përballë Anglisë, edhe pse pa mundësinë për kualifikim, t’u tregojnë të gjithëve se sa e fortë është Kosova në ndeshjet në shtëpi, shkruan lajmi.net.

“Pa mundësinë për kualifikim por me kokën lartë për ndeshjen e nesërme, së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për cdo kundërshtarë e sidomos në shtëpinë tonë” – u shpreh qendërmbrojtësi kosovar