Rreth 1.000 xhami u shkatërruan në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Rreth 1.000 xhami janë shkatërruar në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas autoriteteve lokale.

“Rindërtimi i këtyre xhamive do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë”, tha në një deklaratë Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare të Gazës.

Vlerësohet se në Rripin e Gazës ka rreth 1.200 xhami.

Sipas ministrisë, më shumë se 100 imamë u vranë në ofensivën vdekjeprurëse izraelite në enklavën palestineze.

Siç thuhet në njoftim, në sulmin izraelit u shkatërruan edhe kisha, disa ndërtesa administrative, shkolla kuranore dhe selia e bankës.

“Ne u bëjmë thirrje kombeve arabe dhe islamike dhe njerëzve të ndërgjegjes që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës”, tha ministria.

Izraeli sulmoi Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 25.105 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa 62.681 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. /trt