Rritet në 18 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Stamboll është rritur në 18, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu, në deklaratën e tij theksoi se gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit, është arritur deri tek kufoma e edhe të një personi, me ç’rast numri i të vdekurve është rritur në 18.

Ndërsa ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se do të zhvillohet analiza e rrezikut të ndërtesave në rajonin ku u shemb ndërtesa në lagjen Kartal të Stambollit.

Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me rreth 30 banorë brenda për arsye ende të panjohura.