Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 72.136 të vrarë dhe 171.839 të plagosur, që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës është raportuar një i vrarë dhe nëntë të plagosur.
Ndërkohë, që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, janë regjistruar gjithsej 651 të vrarë dhe 1.741 të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 756 trupa nga rrënojat.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë në disa zona. /mesazhi






