Rritet numri i fotografive dhe videove të që mund të dërgojmë me WhatsApp

Tani, ne mund të dërgojmë 100 foto apo video pa ndonjë lloj problem. Ky ndryshim do të jetë i aksesueshëm vetëm për përdoruesit e Android, ndërsa ata të iOS nuk do ta kenë këtë mundësi.

Shumë prej nesh harxhonin shumë kohë për dërgimin e fotove apo video sepse do të na duhej t’i dërgonim me grupe në qoftë se numri i fotove ishte më i madh se 30. Tashmë, WhatsApp nuk e ka më këtë kriter.

Tani, ne mund të dërgojmë 100 foto apo video pa ndonjë lloj problem. Ky ndryshim do të jetë i aksesueshëm vetëm për përdoruesit e Android, ndërsa ata të iOS nuk do ta kenë këtë mundësi.

Fill pas ndryshimeve të ardhura pas 2 muajsh, vjen dhe kjo risi. WhatsApp na jep mundësinë gjithashtu për të krijuar Avatar të cilat mund t’i përdorim gjatë bisedave me persona të ndryshëm. Ata që duan të kenë WhatsApp-in e përditësuar duhet të bëjnë një update të software-it të tyre për të fituar versionin e ri.

WhatsApp është në pronësi të kompanisë kryesore Meta dhe Zuckerberg e bleu atë për 19 bilion dollarë. Meta synon që të përfshijë në gjirin e saj thuajse çdo rrjet social për të krijuar në një fare mënyre një hegjemoni teknologjike.

/PCWorld Albanian