Rritja e pagave në Kosovë, mundësi apo dëshirë

Lulzim Beqiri

Sipas shumë analizave dhe burimeve të ndryshme, koeficienti i pagave në Kosovë do të jetë 120 euro, por gjithashtu janë diskutuar edhe nivele tjera prej 130 euro apo 250 euro, por ende nuk ka një vendim final i cili e përcakton edhe koeficientin e pagës në Kosovë.

Shkruan: Lulzim BEQIRI, Prishtinë

Republika e Kosovës po ballafaqohet me pakënaqësi të organizatave sindikale, ata janë duke kërkuar nga qeveria e vendit rritje të pagës se tyre, kjo vije si rezultat i inflacionit i cili kaprekur çdo familje kosovare.

Institucionet shtetërore kanë ofruar pako të ndryshme ekonomike për zbutjen e ndikimit të inflacionit, janë ndihmuar pensionistët, studentët, kategoritë e ndryshme sociale, janë subvencionuaqytetarët për shpenzimin e  energjisë elektrike, e deri të pakot me ushqim për familjet në nevojë.

Qeveria e Kosovës ka hartuar edhe projektligjin për paga dhe projektligjin për zyrtarët publik, ky projektligj sipas projeksioneve pritet të hyjë në fuqi  tetë muaj pasi të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji i ri i pagave ka dal në diskutim publik me datë 15 shtator 2022 dhe për tre javë do të jetë në diskutim publik duke iu dhënë mundësia çdo institucioni apo individi të dërgojë komentet e tija lidhur me këtë projektligj, i cili parasheh rritje pagash në shumë sektor krahasuar me ligjin aktual në fuqi.

Vlera e koeficientit nuk është e përcaktuar ende,por sipas Ministrisë së Brendshme vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit.

Sipas nenit 6 pika 4 raporti i koeficienteve është një me tetëmbëdhjetë (1:18), të shpërndarë në njëqind e njëmbëdhjetë (111) nivele të koeficienteve, të përcaktuar në shtojcën Nr. 15 të këtij ligji.

Sipas shumë analizave dhe burimeve të ndryshme, koeficienti i pagave në Kosovë do të jetë 120 euro, por gjithashtu janë diskutuar edhe nivele tjera prej 130 euro apo 250 euro, por ende nuk ka një vendim final i cili e përcakton edhe koeficientin e pagës në Kosovë.

Sigurisht, përcaktimi i vlerës së koeficientit varet edhe nga projektbuxheti i vitit 2023, ligji i buxhetit pritet të hartohet deri në fund të vitit 2022.

 

FUNKSIONARËT PUBLIKË
SHTOJCA NR. 1.1. NIVELI QENDROR
Nr. Emërtimi i pozitës Grupi Klasa Koeficienti
1 President i Kosovës A A1 18
2 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese A2 17.5
3 Kryetari i Kuvendit A3 17
4 Kryeministri
5 Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës A4 16.5
6 Zëvendëskryeministër i Kosovës
7 Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese
8 Deputet A5 16.4
9 Ministër
10 Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Burimi: Ligji i pagave për diskutim publik, Ministria e Brendshme

 

Duke u bazuar edhe në ligjin e propozuar koeficienti më i lartë i takon presidentit të vendit, (18), dhe duke e përllogaritur me koeficientin prej 120 euro, atëherë presidentes aktuale të vendit i bije të ketë pagë 2,160 euro, aktualisht presidentja Vjosa Osmani ka pagën 2,743euro.

Niveli i koeficientit (17.5) i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese (sipas përllogaritjeve ai do të ketë pagë 2,100 euro), kreuttë ekzekutivit, Albin Kurti, si dhe kryetarittë Kuvendit, GlaukKonjufca, që do të marrin pagë prej 2,040 eurosh në muaj sipas koeficientit 17.Kujtojmë se kryeministri pagën aktuale e ka 1,075.25 euro, një rritje prej 964.75 euro.

Zëvendëskryeministri do të paguhet sipas koeficientit 16.5 apo 1,980 euro, deputetët e Kuvendit dhe ministrat e qeverisë do të paguhen me koeficientin (16) respektivisht do të marrin pagë mujore prej 1,920 euro.

Vlera monetare e koeficientit mund të ulet vetëm me ligj dhe atë për situatat si në vijim: një tronditje makroekonomike, e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave dhe në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore sipas kuptimit të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Rritje të pagës parashihet edhe për mësimdhënësit, mjekët specialistë, dhe policët.

Sipas projektligjit të ri drejtori i policisë së Kosovës do të paguhet me koeficientin 14.5 apo 1,740 euro.

Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro, kadeti policor e ka koeficientin 2 dhe pritet të paguhet rreth 240 euro në muaj, mirëpo sigurisht se koeficienti 2 do të ketë ndryshime sepse paga minimale nuk e lejon një gjë të tillë.

  POLICIA E KOSOVËS
Nr. Emërtim i Pozitës Grupi Klasa Koeficienti Fusha e Zbatimit
1 Drejtor i Përgjithshëm S S1 14.5 Pozitat me numër rendor 1, 2 dhe 3 paguhen në bazë të funksionit dhe jo gradës.
2 Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm S2 12.8
3 Drejtor i Departamentit në Polici S3 11.2

Burimi: Ministria e Brendshme

Mësimdhënësit në shkolla fillore do të paguhen 672 euro, ndërkaq ata në shkolla të mesme afër 700 euro, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. apo 696 euro.

Me koeficientin e deritanishëm pritet që një rektor i universitetit të paguhet 1,704 euro në muaj, dekani 1,536 euro, ndërkaq një profesor i rregullt 1,488 euro.

Drejtori i Doganës së Kosovës do të paguhet 1,740 euro në muaj, pastaj niveli drejtues 1 me koeficientin 12, niveli drejtues 2 me koeficientin 10.4.

Udhëheqës i pavijonit në shërbimin korrektues do të paguhet me pagë 876 euro, pastaj mbikëqyrësi i lartë me koeficientin 5.5, mbikëqyrësi 5.3.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 383 euro, derisa në vitin 2020 ishte 466 euro, në vitin 2021 kemi rritje në 484 euro, pra me një rritje me 18 euro nga viti paraprak. Paga neto, nga 348 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 416 euro në vitin 2020, ndërsa vitin 2021 kemi rritje në 432 euro, pra një rritje prej 16 euro nga viti paraprak.

Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2021 ishte 419 euro, derisa në vitin 2020 ishte 380 euro. Pra, kishte një rritje prej 39 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto në vitin 2021 ishte 376 euro, krahasuar me vitin 2020 e cila ishte 342 euro. Pra, një rritje prej 34 eurosh.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i  ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (949 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (757 euro), derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (281 euro) thuhet në raportet e ASK-së.

Në nivel komunal kryetarët e komunave do të paguhen sipas numrit të banorëve që i kanë qytetet: kryetari i kryeqytetit do të paguhet me koeficientin 15 në vlerë monetare 1,800 euro; te komuna që ka mbi 100.000 qytetarë, kryetari do të paguhet me koeficientin 13 apo 240 euro me pak se kryetari i kryeqytetit; komuna që ka deri në 10.000 qytetarë kryetari paguhet me koeficientin 11.8.

 NIVELI LOKAL
Nr. Emërtim i Pozitës Grupi Klasa Koeficienti Fusha e Zbatimit
1 Kryetar i Kryeqytetit Y Y1 15 Kryeqyteti
2 Kryetar Komunë 1 Y2 13 Komuna që ka mbi 100.000 qytetar
3 Kryetar Komunë 2 Y3 12.8 Komuna që ka 70.001 deri ne 100.000 qytetar
4 Kryetar Komunë 3 Y4 12.6 Komuna që ka 50.001 deri ne 70.000 qytetar
5 Kryetar Komunë 4 Y5 12.4 Komuna që ka 30.001 deri ne 50.000 qytetar
6 Kryetar Komunë 5 Y6 12.2 Komuna që ka 20.001 deri ne 30.000 qytetar
7 Kryetar Komunë 6 Y7 12 Komuna që ka 10.001 deri 20.000 qytetar
8 Kryetar Komunë 7 Y8 11.8 Komuna që ka deri ne 10.000 qytetar
9 Nënkryetar i Kryeqytetit Y9 13 Kryeqyteti
10 Nënkryetar i Komunës 1 Y10 11 Komuna që ka mbi 100.000 qytetar
11 Nënkryetar i Komunë 2 Y11 10.8 Komuna që ka 70.001 deri ne 100.000 qytetar
12 Nënkryetar i Komunë 3 Y12 10.6 Komuna që ka 50.001 deri ne 70.000 qytetar
13 Nënkryetar i Komunë 4 Y13 10.4 Komuna që ka 30.001 deri ne 50.000 qytetar
14 Nënkryetar i Komunë 5 Y14 10.2 Komuna që ka 20.001 deri ne 30.000 qytetar
15 Nënkryetar i Komunë 6 Y15 10 Komuna që ka 10.001 deri 20.000 qytetar

Burimi: Ministria e Brendshme

 

Sistemi shëndetësor do të ketë këto paga sipas ligjit të ri të propozuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, pagën më të lartë do ta ketë drejtuesi në shëndetësi koeficienti12.4, shëndetësia e nivelit tretësor, 12.2 shëndetësia e nivelit dytësor dhe me koeficientin  12 shëndetësia e nivelit parësor.

Mjeku specialist, mjeku specialist i mjekësisë familjare, oftomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, ekspert i fizikës mjekësore paguhet 1,440 euro, mirëpo mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 të Ligjit.

SISTEMI SHËNDETËSOR
Nr. Emërtim i Pozitës Grupi Klasa Koeficienti Fusha e Zbatimit
1 Drejtues në Shëndetësi H H1 12.4 Shëndetësia e nivelit terciar
2 12.2 Shëndetësia e nivelit dytësor
3 H2 12 Shëndetësia e nivelit parësor
4 Mjek specialist, Mjek specialist i Mjekësisë 

Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, Ekspert i

Fizikës Mjekësore

H3 12 Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel 

akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë

përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas

nenit 33 të Ligjit

5 Mjek në Specializim / Fizikan Mjekësor në 

Specializim

H4 8
6 Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, 

Mjek Veterinar

H5 7.4
7 Psikolog Klinik H6 7
8 Kryeinfermier 1 H7 6 Niveli terciar i shëndetësisë
9 Kryeinfermier 2 H8 5.9 Niveli sekondar i shëndetësisë
10 Kryeinfermier 3 H9 5.8 Niveli parësor i shëndetësisë

Burimi: Ministria e Brendshme

Mjeku në specializim / fizikan mjekësor në specializim, niveli i koeficientit 8, mjek i përgjithshëm, stomatolog, farmacist, mjek veterinar me koeficientin 7.4, pastaj psikolog  klinik 7, fizioterapeut, logoped, radiologji diagnostike, mjekësi sanitare, laborant, me koeficientin 5.6.

Ligji i pagave do të rregulloj pabarazinë në paga që mbretëron në organet e shtetit, prandaj duhet të miratohet sa më parë për të ndalur ikjen e të rinjve nga vendi, gjithashtu edhe për të rritë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, ky ligj ka nevojë për përmirësim sidomos të zyrtarët policor që është shumë diskriminues e me koeficient tejet të ulët, një polic i vendit më së paku duhet të ketë pagën 800 euro, kjo si rezultat se ata ende nuk kanë as një lloj sigurimi për jetën e tyre, shumë polic të Republikës së Kosovës kanë rënë në krye të detyrës, dhe familjet e tyre janë në mëshirë të fatit.Mbesim me shpresë se grupet e interesit do t’u bashkëngjiten komenteve për përmirësim të ligjit dhe sa më parë ky ligj të gjejë zbatim.

Sektori privat në Kosovë është lënë në mëshirë të fatit. Asnjë qeveri nuk i ka kushtuar rendësi këtij sektori i cili sipas statistikave punëson rreth 300 mijë qytetarë.Ky aset i madh i Kosovës vazhdimisht nëpërkëmbet nga institucionet e shtetit, edhe pse ky sektor ka mesatarisht vetëm 18 euro rritje të pagës në 10 vitet e fundit.

Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë flasin për shkelje të mëdha të të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë disa nga shkeljet, me të cilat përballen këta punëtorë.

Sektori privat duhet të jetë top prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri i vendit kishte premtuar kujdes ndaj sektorit privat, por janë qindra qytetar që janë drejtuar drejt ambasadave perëndimore për një jetë më të mirë dhe kushte më të mira pune. Sipas trendit aktual, Kosova pritet që brenda një periudhe trevjeçare të jetë pa punëtorë, sidomos sektori i ndërtimit. Kjo vërehet edhe në treg, sepse nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme, bizneset ka kohë që janë duke paralajmëruar për mungesë të fuqisë punëtore. /shenja