RTX 4070 do të kushtojë aq sa RTX 3070 Ti e gjeneratës së kaluar

Me RTX 4070 përdoruesit marrin të njëjtën sasi bërthamash CUDA prej 5888 sa RTX 4070 dhe një gjerësi memorie prej 192-bit, por frekuenca është ndjeshëm më e lartë prej 1.92Ghz dhe ofron 12GB RAM në vend të 8GB RAM.

Seritë e kartave grafike RTX 40 së shpejti mund të jenë të arritshme për shumë përdoruesi por kjo nuk është e gjitha historia që kemi nevojë të dimë.

VideoCardz pretendon se Nvidia do të vendosë një çmim prej 599 dollarë për RTX 4070. Natyrisht që ka kosto më të ulët sesa RTX 4070 Ti prej 799 dollarësh, por kushton aq sa RTX 3070 Ti e gjeneratës së kaluar në momentin e debutimit.

Ditët kur përdoruesit paguanin 500 dollarë ose më pak për një kartë grafike RTX x070 siç duket kanë përfunduar.

Me RTX 4070 përdoruesit marrin të njëjtën sasi bërthamash CUDA prej 5888 sa RTX 4070 dhe një gjerësi memorie prej 192-bit, por frekuenca është ndjeshëm më e lartë prej 1.92Ghz dhe ofron 12GB RAM në vend të 8GB RAM.

E gjitha kjo përkthehet në fuqi kompjuterike prej 29 teraflops, më shumë sesa karta grafike RTX 3070 Ti që konsiderohet një shkallë më lart. Edhe pse frekuenca dhe numri i bërthamave është më i ulët sesa RTX 4070 Ti, ofron përmirësime të ndjeshme krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Raportohet se Nvidia do të lançojë RTX 4070 Ti në mesin e muajit Prill. Çdo kartë grafike RTX 40 e këtij viti ka pasur një çmim të paktën 100 dollarë më lartë sesa ekuivalenti RTX 30.