Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka zhvilluar biseda telefonike me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe ministrin francez Jean-Noel Barrot, duke diskutuar situatën humanitare në Gaza dhe përpjekjet për një armëpushim, “pavarësisht pengesave nga Hamasi”.
Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio ka diskutuar gjithashtu me Lammy-n për përpjekjet për lirimin e pengjeve.
Të dyja bisedat përfshinë edhe angazhimin e përbashkët për të siguruar që Irani të mos zhvillojë ose të mos pajiset me armë bërthamore, shtoi Bruce. /mesazhi








