Rummenigge konfirmon largimin e dy lojtarëve nga Bayern

Thiago Alcantara dhe Javi Martinez kanë shprehur dëshiron për t’u larguar nga Bayern Munich, e pranon presidenti i kampionit gjerman dhe evropian, Karl-Heinz Rummenigge.

Për Thiagon është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Liverpoolit, i cili nuk ka shprehur gatishmëri ta paguajë çmimin e kërkuar nga Bayerni për të, 30 milionë euro.

“Duket se ai dëshiron të largohet”, tha Rummenigge të dielën për gazetën gjermane “Die Welt”, duke folur për Thiagon i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2013 nga Barcelona.

Kontrata e Thiagos me klubin gjerman përfundon në vitin 2021, prandaj Bayerni dëshiron të përfitojë nga shitja e tij në vend se ta humbasë pa asnjë qindarkë.

Edhe situata e Javi Martinez është pak a shumë e ngjashme, kontrata e të cilit me Bayernin mbaron vitin e ardhshëm.

“Javi po mendon të largohet nga ne. Nëse ai e merr atë vendim përfundimisht, atëherë do të përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.