Rusia: Afër 1.000 luftëtarë të Azovstalit janë dorëzuar

Gati 1.000 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit tani janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.

Ministria ka thënë se 694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë, totali i atyre që janë dorëzuar tani është 959.

Ata që largohen nga fabrika e çelikut po dërgohen në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë ndonjë informacion se sa luftëtarë janë larguar sot nga Azovstal. /koha