Rusia bllokon qasjen në Facebook

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti – dita e pushtimit rus të Ukrainës.

Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit. /rel