Rusia “e shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në Rripin e Gazës

Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska është e shqetësuar për numrin në rritje të viktimave civile të shkaktuara nga përshkallëzimi i fundit i tensioneve në Rripin e Gazës, si dhe u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës të tregojnë përmbajtje, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U bëjmë thirrje të dy palëve të tregojnë përmbajtje. Të shqetësuar në lidhje me numrin në rritje të viktimave civile dhe bombardimeve të rastësishme të civilëve”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë virtuale në kryeqytetin Moskë.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, të dy palët duhet të gjejnë forcën për të arritur një zgjidhje të problemit, duke u mbështetur kryesisht në rezolutat ekzistuese të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Përshkallëzimi rezultoi në sulme ajrore nga Izraeli në Gaza, të cilat martirizuan dhjetëra palestinezë dhe qindra të tjerë plagosën.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. /aa