Rusia hedh bomba me fosfor në Donetsk

Njëmbëdhjetë civilë, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur, ndërkohë që rusët kanë hedhur bomba me fosfor në rajonin e Donetskut, njoftoi shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

”Natën e djeshme, rusët vazhduan të bombardojnë pjesën qendrore të rajonit. Armiku përdori edhe një herë bomba fosfori kundër Mariinkas, Krasnohorivkas dhe Novomykhailivkas. Njëmbëdhjetë civilë të plagosur nga Mariinka, përfshirë katër fëmijë, u shtruan në spitalin e qytetit Kurakhove”, shkroi kreu i rajonit.

Ai vuri në dukje se sulmi i armikut në komunitetin Ocheretyne këtë mëngjes la dy persona të plagosur.

Pavlo Kyrylenko tha gjithashtu se ujë i pijshëm dhe furnizime ushqimore po dërgohen në vendbanimet në vijën e frontit, ndërsa civilët që dëshirojnë të largohen nga zona po evakuohen. /atsh