Rusia këmbëngul se nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, ka këmbëngulur Kremlini të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexei Zaitsev, u tha gazetarëve se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia – një rrezik që zyrtarët perëndimorë e kanë diskutuar publikisht – nuk ishte i zbatueshëm për atë që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.

Një numër ekspertësh kanë paralajmëruar se përpjekjet e Rusisë për të kapërcyer rezistencën e vendosur ukrainase dhe për të arritur ndonjë sukses të dukshëm ushtarak pas pushtimit të saj, mund të bëjnë që Vladimir Putini t’i drejtohet një forme sulmi bërthamor.

Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s, William Burns, ka thënë se duke pasur parasysh pengesat që kishte pësuar Rusia në Ukrainë, nuk duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të armëve bërthamore me rendiment të ulët.