Rusia largohet nga Këshilli i Evropës

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ata nuk do të marrin pjesë më në Këshillin e Evropës

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ata nuk do të marrin pjesë më në Këshillin e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se Bashkimi Evropian (BE) dhe vendet e NATO-s që sillen armiqësisht ndaj Rusisë, “vazhdojnë të shkelin vijën e Këshillit të Evropës dhe zonën e përbashkët të së drejtës humanitare në Evropë”.

Në deklaratën ku thuhet se Rusia nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Evropës, theksohet se “Rusia nuk do të marrë pjesë në transformimin e organizatës në një platformë supremaciste dhe narciste perëndimore”. /aa