Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Poloni si hakmarrje ndaj sanksioneve

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e ka quajtur vendimin e Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz natyror në Poloni një sulm dhe hakmarrje ndaj vendit.

Të martën, Polonia sanksionoi 50 subjekte ruse që përfshinin emrat e oligarkëve dhe bizneseve ruse, përfshirë gjigantin e gazit “Gazprom”.

“Pezullimi i furnizimit me gaz nga Rusia është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Polonisë”, tha Morawiecki në Dhomën e Ulët të parlamentit.

“Kësaj radhe Rusia i ka zhvendosur kufijtë e… imperializmit të gazit, një hap më tej. Ne kemi paraqitur listën e parë të oligarkëve rusë… sipërmarrësit rusë dhe, si hakmarrje për këtë… Kremlini kërcënoi duke ndërprerë gazin mëngjesin e sotëm”, tha ai.

Procesi i furnizimit në vend filloi në vitet 2006-2007, kur presidenti i atëhershëm polak Lech Kaczynski vendosi të ndërtojë një terminal LNG në Swinoujscie, Poloninë veriperëndimore, i cili sot ka një kapacitet vjetor rigazifikimi prej 6 miliardë metra kub (bcm). /atsh