Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin kyç të Ukrainës, Chasiv Jar

Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi të enjten se forcat e saj morën kontrollin e qytetit strategjik të Chasiv Yar në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu.

Ministria në një deklaratë tha se qyteti kaloi nën kontrollin e Rusisë si rezultat i operacioneve ofensive nga grupi jugor i forcave në drejtimin Kramatorsk-Druzhkivka.

Chasiv Yar ndodhet rreth 10 kilometra në perëndim të qytetit Bakhmut në Ukrainë, të cilin Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se e kishte pushtuar në maj të vitit 2023.

Qyteti ndodhet në një terren të ngritur dhe quhet “çelësi i Donbasit”, pasi pushtimi i tij do t’u lejonte forcave ruse të përparonin pothuajse pa pengesa drejt Kramatorskut dhe qyteteve të tjera.