Sa e trishtueshme që nuk kemi më forcë veçse të bërtasim përballë padrejtësisë!

Foto nga arkiva

Mbrëmë, një telefonatë në mesnatë, me bëri dëshmitar të një ngjarjeje që ma errësoi gjithë natën me trishtim të thellë. Thirrja vinte nga Gaza. Për një kohë të gjatë, gruaja ime Sare u përpoq të ndihmonte nga larg lindjen e një nëne të bekuar shtatzënë në Gaza, të cilës i kishte ardhur koha e lindjes.
Nëpërmjet një përkthyesi, ajo po i shpjegonte se çfarë duhej bërë dhe po përpiqej t’i rriste moralin e saj. Herë pas here dëgjohej edhe zëri i babait të dëshpëruar. Për një moment m’u duk mamaja, e cila vdiq kur ishte shtatzënë dhe nuk mundi të shkonte në spital.
Më pas, mu kujtua lufta gjatë vitit 2012 në Gaza, natën që kalova me gruan time Sarën në spitalin Shifa nën bomba, prindërit që përqafonin fëmijët e tyre të vrarë para syve të mi. Më dhimbte zemra, fjalët e dhimbshme m’u ngulën në fyt. Në mendjen time kaloi ajeti i 75-të i sures Nisa.
”Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!”
Sa keq që nuk na ka mbetur tjetër fuqi përveç thirrjes sonë për fëmijët e varfër, burra e gra që thonë: “Zoti ynë, na nxirr nga ky qytet, njerëzit e të cilit janë mizor, na dërgo një mbrojtës nga prania jote dhe na jep një ndihmës nga prania jote!”
Sa e trishtueshme që nuk kemi më forcë veçse të bërtasim përballë padrejtësisë!

Ahmet Davutoğlu

Nga: Hoxhë Halil Avdulli