Sa gramë duhet të humbisni në javë për një peshë të qëndrueshme

Rënia nga pesha nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Humbja e kilogramëve të tepërt kërkon shumë mund e djersë dhe arrihet nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Çdo metodë tjetër që premton rënie të shpejtë nga pesha është në dëm të shëndetit.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë që njeriu duhet të synojë të humbasë minimalisht 450 gramë dhe maksimalisht 900 gramë në javë.

Në arritjen e objektivit përfundimtar, kjo mund të tingëllojë si një zvarritje, por në një kohë afatgjatë një gjë e tillë mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

Nëse konsumoni 3500 kalori shtoni 450 gramë peshë trupore.

Ndaj për të humbur 900 gramë në javë ju duhet të digjni 500 kalori më shumë se sasia ditore e kalorive.

Nga ana tjetër, nëse ju humbisni peshë shumë shpejt, kjo nuk do të thotë që jeni duke eliminuar yndyrnat e tepërta.

Ekspertët sqarojnë se në rënien e shpejtë nga pesha, ajo që ndodh është se trupi eliminon lëngjet e tepërta.

Djegia e rezervave të dhjamit në trup nuk arrihet në një kohë të shkurtër.

Megjithatë ka disa përjashtime.

Në rast se një person është obez, atëherë mjekët mund të rekomandojnë ndjekjen e një regjimi me një sasi të kufizuar kalorish.

AgroWeb.org këshillon që regjime të tilla ekstreme kërkojnë gjithmonë mbikqyrjen e mjekut.

Rënia nga pesha kërkon ndryshime në stilin e jetesës
Humbja e 900 gramëve masë dhjamore në javë është objektivi më i shëndetshëm për njerëzit që duhan të humbasin kilogramët e tepërt.

Ekspertët nënvizojnë se edhe një objektiv i tillë kërkon ndryshime në stilin e jetesës.

Këtu përfshihet ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime, drithëra të plota, peshk, yndyrna të shëndetshme, arra dhe fara.

Për më tepër, njeriu duhet të intensifikojë aktivitetin fizik disa herë në javë.

Aktiviteti fizik, sado minimal, është thelbësor për mirëmbajtjen e peshës në një periudhë afatgjatë.