Sadio Mane “lojtari humanist” i vitit

Sadio Mane është shpallur ‘lojtari humanist’ i vitit.

Ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares së Senegalit, Sadio Mane ka pranuar çmimin ‘Socrates’ nga ‘France Football’, përcjell lajmi.net.

Prestigjiozja franceze ndanë këtë çmim nga ky vit, për lojtarin më humanist.

Ky çmim ju shkon lojtarëve që prekin dhe luftojnë më shumë për problemet sociale. Sadio Mane është shembulli më i mirë dhe emri i duhur për ta fituar së pari këtë trofe.