Mohamed Salah mund të transferohet te Galatasaray në muajin janar. Raportohet se skuadra turke ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, duke i prezantuar një ofertë.
Skuadra e madhe turke i ka ofruar 15 milionë euro në vit pagë vjetore.
Liverpooli nuk do të lejojë largimin për shumë nën 50 milionë euro.
Galatasaray thuhet se nuk e ka problem të paguajë këtë shumë dhe se po diskutohet vetëm paga me lojtarin.







