Salmon me susam dhe salcë agrumesh

Përbërësit për 4 persona ● 4 fileta salmon i freskët ● 8 lugë vaj ulliri ● 4 lugë kafeje salcë soje ● 4 lugë lëng portokalli ● 4 lugë lëng limoni ● fara susami ● kripë.

Përgatitja: Ndezim furrën me 190°C. Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit,lëngun e portokallit dhe salcën e sojës. Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni. Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku. I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer). E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut. E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta