Samsung prezanton sensorin 200-megapiksel që do të vijë me Galaxy S23

Prej vitesh Samsung ka prodhuar sensorë kamerash 200-megapiksel, por deri më sot nuk ka përfshirë një sensor me rezolucion të tillë në smartfonët flagshipë.

Samsung ISOCELL HP2 është një sensor kamere 200-megapiksel specifikat e të cilit përputhen me kamerën e spekuluar të Galaxy S23 Ultra.

Ky sensor ka pikselë me madhësi 0.6-micrometër (um) dhe është prezantuar pak javë përpara debutimit të Galaxy S23 Ultra i cili do të dalë në shitje më 9 Shkurt.

Prej vitesh Samsung ka prodhuar sensorë kamerash 200-megapiksel, por deri më sot nuk ka përfshirë një sensor me rezolucion të tillë në smartfonët flagshipë.

Vitin e kaluar Galaxy S22 Ultra kishte sensorin 108-megapiksel por sensori i ri dyfishon rezolucionin. Sensori 108-megapiksel kombinonte disa pikselë së bashku, konkretisht 4 në 1 për të prodhuar imazhe me rezolucion më të ulët për me cilësi më të lartë në ambiente me dritë të pakët.

Duke kombinuar pikselët në këtë mënyrë, ato grumbullonin më shumë dritë dhe detaje. Kështu ISOCELL HP2 mund të kombinojë katër pikselë për të prodhuar imazhe 50-emgapiksel ose 16 për të prodhuar imazhe 12.5-megapiksel.

Modaliteti 50-megapiksel përdoret për të regjistruar video 8K me 30fps dhe sensori mbështet regjistrimin 4K HDR me 60fps.