Samsung thotë se gjenerata e re e Galaxy Z Fold sjell një opsion të shumëkërkuar

S-Pen ka qenë një prej opsioneve më të kërkuara nga përdoruesit e Galaxy Z Fold 2 dhe Z Flip i cili do ti bënte pajisjet me ekrane të mëdha më të dobishme.

Përpara evenimentit Galaxy Unpacked, Samsung ka publikuar një postim në blog nga presidenti TM Roh i cili flet më shumë rreth planeve që kompania ka muajin e ardhshëm.

Përveç një ore të re Galaxy Watch të gjeneratës së tretë me WearOS, kompania do të prezantojë edhe gjeneratën e tretë të telefonëve me ekrane me palosje Galaxy Z Series të cilët do të kenë për herë të parë një laps S-Pen.

S-Pen ka qenë një prej opsioneve më të kërkuara nga përdoruesit e Galaxy Z Fold 2 dhe Z Flip i cili do ti bënte pajisjet me ekrane të mëdha më të dobishme.

Përtej faktit se po vjen një S-Pen, Samsung nuk ka dhënë asnjë detaje tjetër. Roh konfirmoi gjithashtu se Samsung nuk do të lançojë një model Note të ri këtë vit por premton që gjërat që e diferencojnë dhe bëjnë të veçantë këtë smartfon do të vinë tek më shumë modele Galaxy.

Sa i takon gjeneratës së tretë të Galaxy Z, Samsung thotë se më shumë aplikacione do të përfitojnë nga avantazhet e ekranit me palosje nga Google Duo në YouTube dhe Microsoft Teams. Gjithashtu Z Flip do të jetë më i rafinuar, më rezistent dhe me materiale më të forta. /PCWorld Albanian