Samsung zbulon më 28 Prill pajisjen Galaxy më të fuqishme ndonjëherë

Së pari përshkrimi “pajisja Galaxy më e fuqishme” përjashton një smartfon që do të thotë se Galaxy Fold 3 mbetet jashtë. Madje ky i fundit është spekuluar për në Korrik të këtij viti
Samsung lajmëroi ditën e sotme një eveniment të ri Galaxy Unpacked që do të mbahet më 28 Prill dhe kompania thotë se do të zbulohet pajisja Galaxy më e fuqishme ndonjëherë.

Videoja e evenimenti publikuar nga Samsung nuk ofron shumë detaje por nisur nga natyra e një lajm të tillë ka disa detaje mbi të cilat mund të diskutojmë.

Së pari përshkrimi “pajisja Galaxy më e fuqishme” përjashton një smartfon që do të thotë se Galaxy Fold 3 mbetet jashtë. Madje ky i fundit është spekuluar për në Korrik të këtij viti.
Nga ana tjetër ideja e një laptopi Galaxy Book i përshtatet më së miri këtij përshkrimi. Një rifreskim i Galaxy Book me procesorët e rinj Tiger Lake Intel Gen 11 mund të marrë atë që quhet pajisja Galaxy më e fuqishme.

Gjithashtu nuk është diçka e re të kujtojmë se Samsung po punon në një linjë të re Galaxy Book Pro laptopësh me ekrane 13.3-inç dhe 15.6-inç OLED me S-Pen dhe procesorë Intel. Thuhet se do të kenë edhe teknologjinë 5G. Së fundi nuk na mbetet tjetër mundësi vetëm se të presim datën 28 Prill