Sanders kritikon Bidenin për Gazën, Trumpin e quan më të keq

Senatori amerikan Bernie Sanders ka kritikuar ashpër si presidentin Joe Biden, ashtu edhe pasuesin e tij, Donald Trump, për mbështetjen ndaj luftës së Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.

Biden ka ofruar mbështetje të plotë për fushatën ushtarake izraelite, pavarësisht thirrjeve për pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane dhe kundërshtimit në rritje brenda Partisë Demokratike. Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka ndjekur të njëjtën politikë.

“Populli amerikan – demokratë, republikanë, të pavarur – nuk dëshiron të shpenzojë miliarda dollarë të taksapaguesve për të uritur fëmijë. Asnjë qindarkë më shumë për makinerinë e luftës së Netanyahu-t,” shkroi Sanders në platformën X.

Ai ka paraqitur disa herë në Senatin amerikan rezoluta për pezullimin e shitjes së armëve ndaj Izraelit, por asnjëra nuk ka kaluar. Në votimin e fundit në fund të korrikut, një numër rekord ligjvënësish mbështetën pezullimin, të cilin aktivistët për të drejtat e palestinezëve në SHBA e cilësuan si “shenjë historike përparimi”. /mesazhi