Scholz: Të gjitha mundësitë mbi tryezë nëse Rusia pushton Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Rusisë të reduktojë trupat e saj në kufirin me Ukrainën dhe paralajmëroi përsëri se do të përballej me “kosto të larta” në rast të një pushtimi.

I pyetur të martën nëse do të kishte pasoja edhe për gazsjellësin Nord Stream 2, i cili kalon poshtë detit Baltik midis Rusisë dhe Gjermanisë, Scholz tha se “çdo gjë do të diskutohet nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake kundër Ukrainës”.

“Një përgjigje e mundshme e përbashkët do të përgatitej dhe diskutohej me partnerët në NATO”, tha ai.

Pas bisedimeve me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin Scholz tha se do të bëjmë gjithçka për të shmangur agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

“Ne të gjithë duam marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme me Rusinë”, shtoi ai.

“Ai do të vazhdojë të punojë për një rifillim të bisedime të formatit të Normandisë mes Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës”, tha Scholz, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga ministrja e tij e Jashtme Annalena Baerbock në Moskë.

Pas takimit me Stoltenberg, Scholz theksoi se Gjermania nuk do të eksportonte asnjë armë në Ukrainë, pavarësisht një njoftimi nga Britania e Madhe.

“Asgjë nuk kishte ndryshuar” në këtë drejtim me qeverinë e re në Berlin”, tha Scholz.

Kievi prej vitesh i ka kërkuar Gjermanisë t’i shesë mitralozë, bazuka, luftanije dhe avionë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër një sulmi të mundshëm rus, por Berlini ka refuzuar. /atsh