Së shpejti vendoset për të dyshuarit që sulmuan Kuvendin

Prokuroria ka intervistuar pesë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami ka thënë se pas rezultateve të provave do të merret vendimi nëse do të ngritët aktakuzë për të dyshuarit apo jo.

Ai ka thënë se që të pestit janë mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, më datë 04 gusht rreth orës 23:05, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sulmi me zollë kishte ndodhur në kohën kur në Parlament ishte paraparë të votohej demarkacioni.

Tre të arrestuarve për sulmin në Kuvend u është caktuar paraburgimi, ndërsa tre të tjerëve arresti shtëpiak. Paraburgim për tre muaj kishte paraparë për Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe tashmë të ndjerin Astrit Deharin. Ndërsa arresti shtëpiak prej një muaji u është caktuar Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Petrit Ademit.