Seanca për ratifikimin e demarkacionit do të mbahet të dielën në orën 18:00. Vendimi është marrë nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Më herët u raportua se seanca do të mbahet të dielën në orën 10:00, por vendimi përfundimtar është që kjo seancë të mbahet të dielën pasditë duke filluar nga ora 18:00.







