Sekreti i errët i eksporteve izraelite të armëve: të testuara në Gaza

Industria izraelite e mbrojtjes po shënon fitime rekord, ndërsa prodhuesit e armëve i promovojnë produktet e tyre si “të testuara në betejë”, duke përdorur pamje të sulmeve në Gaza si dëshmi të efektivitetit të tyre.

Pavarësisht procesit të vazhdueshëm për gjenocid dhe urdhër-arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, shumë shtete në mbarë botën po blejnë armë izraelite në nivele të paprecedenta, duke e bërë luftën jashtëzakonisht fitimprurëse.

Gjatë vitit 2024, Izraeli ka shitur armë në vlerë prej 15 miliardë dollarësh, një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Evropa ka qenë blerësi kryesor i armëve izraelite, e ndjekur nga India.

Gazetarja e Al Jazeera, Nour Odeh, raporton se si Izraeli është shndërruar në një nga dhjetë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, duke paralajmëruar se disa pamje në raport janë shqetësuese. /mesazhi