Ballina Artikuj Sekreti i fshehjes së natës së Kadrit

Sekreti i fshehjes së natës së Kadrit

Imam Fahrudin Raziu thotë:

Zoti e mban të fshehur për ne natën e Kadrit ashtu siç mban të fshehur edhe shumë dukuri të tjera.

Zoti e ka fshehur le të themi kënaqësinë e Tij për përkushtimin tonë në ibadete, në mënyrë që besimtarët të shfaqin përkushtim total, ashtu siç mban të fshehur zemërimin e Tij për mëkatet, në mënyrë që besimtarët të ruhen nga të gjitha mëkatet.

Zoti e mban të fshehur kush ësht veli, që njerëzit të kenë nderim për çdo njeri.

Zoti e mban të fshehur përgjigjen e lutjes, që njeriu të lutet sa më shumë.

Zoti e mban të fshehur emrin më të madh, që besimtarët t’i madhërojnë të gjithë emrat e tij.

Zoti e mban të fshehur namazin e mesëm që njeriu të përkujdeset për të gjithë namazet.

Zoti e mban të fshehur pranimin e pendimit që besimtarët të pendohen vazhdimisht.

Zoti e mban të fshehur vdekjen që të jenë vazhdimisht të kujdesshëm dhe vigjilentë.

Prandaj edhe e mban të fshehur natën e kadrit, që besimtarët ta çmojnë çdo natë të Ramazanit si të ishte nata e Kadrit.

Përktheu: Dorian Balliu

By: ardhmëriaonline.com