Sekreti i rreshtimit të xhematit në namaz shpejt

Korab Hajraj

Sekreti i rreshtimit të xhematit në namaz shpejt dhe pa kaos është se të gjithë fillojnë nga vetja.
Rezultati: ndryshim masiv në grup në pak çaste.
Andaj fillo me veten.
Për të mos ekzagjeruar rolin e individit në ndryshim.
• Duhet të ketë një vend si xhamia për xhematin.
• Duhet të ketë një marrëveshje për parimet e këtij takimi.
Të tilla si obligueshmeria e namazit me xhemat dhe nevoja për të qenë të rregullt në safa dhe mënyra e qëndrimit në këmbë e kështu me radhë.
[Parime të qarta të dakorduara + mekanizma praktike të aplikimit]
Këtu vjen roli i individit dhe përfundon roli i grupit.
Duhet të ketë qartësi në vlera, parime dhe marrëveshje për to, me mekanizma zbatues me një vend të dakorduar, pastaj rolin e individit.
Mungesa e njërit prej këtyre elementeve çon në përçarje, pavarësisht se çfarë përpjekjesh individuale bëhen.

Përshtatur nga arabishtja.
Korab Hajraj