Selim Pacolli maskohet që të dëgjojë problemet e Prishtinës (Video)

Selim Pacolli edhe më tutje po vazhdon aktivitetet në kuadër të fushatës së tij elektorale, shkruan Periskopi.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës pasi që voziti kamion të mbeturinave dhe ndihmoi në heqjen e tyre, kësaj radhe vije edhe më ndryshe.

Ai është shndërruar në gazetar, duke vënë mjekër dhe mustaqe artificiale, duke i pyetur prishtinasit për problemet që i mundojnë ata.

 “Si menaxher, unë e di që duhet t’i dëgjoj njerëzit e qytetit tim. Sepse ata i japin idetë më të mira. Dhe prej javës tjetër, unë ju premtoj se do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë. Ditë të mira po vijnë për Prishtinën. Selim Pacolli – #34”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.