Senati miraton projektligjin prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

Një paketë prej 40.1 miliardë dollarësh për të mbështetur ushtrinë ukrainase dhe për të ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare pritet të nënshkruhet nga presidenti amerikan Joe Biden, afërsisht tre javë pasi ai i kërkoi Kongresit një infuzion tjetër emergjent parash.

Senati votoi të enjten me 86 vota pro dhe 11 kundër për miratimin e projektligjit të financimit shtesë. Biden pritet të nënshkruajë vendimin, pasi administrata e tij parashikoi se fondi i Departamentit të Mbrojtjes për të dërguar armë dhe pajisje ushtarake në Ukrainë do të mbaronte.

Rezultati u paracaktua pas një votimi me 368 vota pro dhe 57 kundër në Dhomën e Senatiti javën e kaluar. Ndërsa sot Senati votoi me 88 vota pro dhe 11 kundër për të vazhduar diskutimet lidhur me vendimin ditën e martë. Një shumicë e madhe e ligjvënësve të Partisë Republikane (GOP) në çdo Dhomë votuan për të avancuar paketën. /atsh