Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë

Junior United States Senator from Connecticut Chris Murphy addresses journalists in Budapest on January 31, 2014. The senator met with Hungarian Prime Minister Viktor Orban and representatives of the Hungarian opposition. AFP PHOTO / ATTILA KISBENEDEK (Photo credit should read ATTILA KISBENEDEK/AFP via Getty Images)

Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka reaguar përsëri për situatën në veri të vendit dhe zgjidhjen që po kërkon Amerika për de-eskalim.

Murphy i cili mbrëmë ka zhvilluar edhe një telefonatë me Kurtin, sot ka listuar disa hapa që sipas tij duhet të ndërmerren për të de-eskaluar situatën.

Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, ë caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë edhe Asociacionin.

“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy në llogarinë zyrtare të tij në Twitter.