Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Mediat serbe shkruajnë se sot Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar Francës një kërkesë zyrtare për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Serbi.

Po sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, me kërkesën për ekstradim janë dërguar edhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të të cilave sistemi francez i drejtësisë do të vendos për përmbushjen e kushteve për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

“Gjykata e apelit e Francës vendosi se Ramush Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të dërgojë një kërkesë zyrtare për ekstradim”, kanë shtuar më tej mediat serbe.