Serbia pas marrëveshjes 1.6 miliardë dollarëshe me kompaninë izraelite Elbit

Mediat izraelite raportojnë se Serbia është vendi europian që ka arritur një marrëveshje prej 1.63 miliardë dollarësh me kompaninë e madhe të armëve Elbit Systems.

Kompania izraelite, e cila furnizon luftën në Gaza me dronë dhe armë të tjera, javën e kaluar konfirmoi kontratën për një periudhë pesëvjeçare, por pa e bërë publik emrin e shtetit blerës.

Sipas marrëveshjes, Elbit do t’i ofrojë Serbisë raketa precize me rreze të gjatë veprimi, si dhe kapacitete të tjera ushtarake, përfshirë sisteme komunikimi dhe inteligjencë sinjalistike. /mesazhi