Vetëm një ditë më parë, autori në Autoblog, Ben Hsu, tha se kohët e fundit Toyota Land Cruisers, ka prezantuar një numër të madh të modeleve të reja të veturave.
Në këtë drejtim, kompania ka njoftuar se ka rifutur në treg zyrtarisht serinë 70 të Land Cruiser në Japoni, model ky origjina e të cilit daton në vitin 1984.
Raportohet se, rikthimi i këtij modeli në treg u njoftua në gusht, në të njëjtën kohë kur Toyota prezantoi Land Cruiser-in e ri të tregut amerikan për vitin 2024.
Seria 70 pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm në Japoni, me një çmim fillestar prej 29,895 euro.
Ky model ka vetëm një motor, 2.8 litërsh turbodiesel, i cili lidhet me transmisionin e tij automatik me gjashtë shpejtësi. Brenda, ka një ekran me prekje, 15-17 cm.
Ndryshe, modeli i ri ofrohet edhe me pesë dyer, dhe adopoton një sërë sistemesh kontrolli të drejtimit dhe frenimit.
Toyota thotë se ka bërë përpjekje për të përmirësuar “besueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe performancën”, e veturave të saj.